Lajme

Në Granada, liderët evropianë diskutojnë transportin e grurit nga Ukraina

10/05/2023 13:03
nga:N K

Në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Granada të Spanjës, një nga temat kryesore është mënyra se si të transportohet gruri nga Ukraina.

Rusia ka shtuar sulmet në portet e Ukrainës që nga dalja nga një marrëveshje që lejon kalimin e sigurt të dërgesave përmes Detit të Zi.

Nga koha kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja, Ukraina ka testuar një rrugë të re detare dhe shpreson të rifillojë eksportet e rregullta në Detin e Zi, raporton Aljazeera.com.

“Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet rajonit të Detit të Zi dhe punës së bashku për sigurinë globale të ushqimit dhe mbrojtjen e lirisë së lundrimit”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.