Lajme

Zemaj: VV pushtet i propagandës, voton kundër diskutimit për shtesat, rrezikshmërinë dhe pagat e Policisë

10/05/2023 12:52
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka publikuar momentin kur VV votoi kundër shtesave për Policinë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se  Pushteti i VV-së është pushtet i propagandës dhe zhurmës në rrjete sociale, assesi i veprave për t’i dalë në ndihmë policisë së Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Shumica parlamentare VV-së votoj kundër diskutimit për shtesat, rrezikshmërinë dhe pagat dhe pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës, ndërkohë që punën e shkelqyeshme të tyre po provojnë ta përvetwsojnë me çdo kusht.

Pushteti i VV-së është, pushtet i propagandës dhe zhurmës në rrjete sociale, assesi i veprave për t’i dalw në ndihmë policisë së Kosovës.