Të mërkurën është arrestuar një person në Pejë për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
Sipas komunikatës së Dretorisë Rajonale të Policisë së Pejës, i dyshuari pas ndaljes nga policia i është shqyrtuar gjoba për shkak se ka drejtuar automjetin me patent shofer të sekuestruar.
Ai në shenjë revolte nuk ka pranuar që dikush tjetër ta drejtojë veturën e tij dhe ka kanosur zyrtarin policor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.


