Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis, ka qetësuar tifozët lidhur me situatën aktuale të “të kaltërve”. Në një intervistë për spanjollen “El Chiringuito”, pas humbjes kundër Realit, në Champions, De Laurentis është shprehur se nuk ka asnjë çështje te kampionët e Italisë dhe se situata është e qetë, duke u ndalur edhe tek rinovimi i nigerianit.
“Situata është e qetë, nuk ka asnjë problem. Osimhen është një lojtar i fortë i cili mund ta bëjë skuadrën i vetëm. A do të rinovojë? Nuk është një problem rinovimi, nuk ka qenë asnjëherë një problem. Tek Napoli të gjithë janë të kënaqur”.
Presidenti komentoi edhe ndeshjen e humbur kundër Real Madridit, duke i vlerësuar maksimalisht “Los Blancos”:
“Pas kësaj ndeshjeje mu rrit shumë besimi, luajtëm kundër një prej skuadrave më të forta në botë. Real Madridi është një skuadër shumë e fortë dhe luan shumë mirë. Ishte një ndeshje që më pëlqeu shumë.
Në këtë sfidë ishte dhe një ish i madh si Carlo Anchelotti, i cili ka qenë më përpara trajner i Napolit. De Laurentis nuk mund të rrinte pa e përmendur, një person me të cilin ka punuar më përpara:
“Ancelotti është miku im, është një zotëri i vërtetë. Tifozët duan gjithmonë fitore dhe kur fitorja mungon kanë kritika, por Carlo nuk mund të kritikohet si njeri, lojtar apo trajner. Ancelotti është një trajner i madh”.


