Sporti

E mposhtë PSG’në, mesfushori i Newcastle: Më kanë humbur fjalët – është një ëndërr e bërë realitet

10/04/2023 23:53
nga:L J

Mesfushori i Newcastle United, Sean Longstaff duke folur për TNT Sports pas fitores ndaj PSG, tha se shprehet shumë i lumtur për këtë fitore ndaj një ekipi të madh.

Newcastle United fitoi me rezultatin 4-1 dhe mori kryesimin e grupit F, shkruan GazetaBlic Sport.

“Është një natë e madhe. Mendoj se e dinim se do të ishte e veçantë me atmosferën, por që unë dhe Burny [Dan Burn] të shënojmë në një natë si sonte është goxha surreale dhe me të vërtetë më kanë humbur fjalët.

“Është një ëndërr e bërë realitet. Mendoj të jem i sinqertë, ka disa prej nesh që menduan se tre vjet më parë ndoshta ishim jashtë dhe nuk ishte një vend i mrekullueshëm për të qenë. Jam shumë krenar që jam nga Newcastle dhe jemi mbi hënë tani”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport