Lajme

Zjarr i madh në Kroaci, tymi i zi mund të shikohet deri në Bosnje dhe Hercegovinë

10/04/2023 17:28
nga:Y I

Një kompani private është përfshirë nga zjarri pas mesnatës në periferi të Osijekut të Kroacisë.

“Objekte plastike dhe ambalazhet janë përfshirë nga zjarri”, ka bërë të ditur policia kroate.

Tymi i zi që u ngrit në qiell mund të shikohet me kilometra distancë, ndërsa mediat kroate thonë se është parë deri në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 100 zjarrfikës, ndërsa dy prej tyre janë lënduar.

Ndërkaq akoma nuk dihen shkaqet që çuan te ky zjarr i madh, që shpërtheu në rrethana misterioze.