Sporti

Daja: Një futbollist i Ballkanit është ftuar në kombëtaren e Kosovës

10/04/2023 16:19
nga:L J

Skuadra e Ballkanit nesër takohet me Dinamo Zagreb në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ballkani dhe Dinamo Zagreb ballafaqohen nga ora 18:45 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Daja ka konfirmuar se një lojtar i Ballkanit ka pranuar ftesë nga kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e tetorit.

“Me dijeninë time është edhe një futbollist që është ftuar në Kombëtaren e Kosovës. Nuk dua ta bëj publike derisa klubi nuk do ta zyrtarizojë ftesën”, tha trajneri, Ilir Daja në konferencën e mbajtur për media.

/GazetaBlic Sport