Lajme

Aksident në Fushë-Krujë, mjeti përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

10/04/2023 15:50
nga:Y I

Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Fushë-Krujë-Kamës.

Një mjet tip ‘Benz’ ka përplasur një të mitur të moshës 12 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

I mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Shqiptarja.com/