Sporti

Crvena Zvezda – Young Boys, Donat Rrudhani pritet të ketë minuta sonte në Beograd

10/04/2023 13:13
nga:Mergim Rreci

Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sot.

Disa ndeshje interesante janë në program, me kryendeshjet që do të zhvillohen në Angli dhe Gjermani, shkruan GazetaBlic Sport.

Newcastle United e pret skuadrën e PSG-së në ‘St James’ Park’, atje ku pritet të jetë një përballje fantastike. Një tjetër takim shumë interesant pritet të jetë edhe ai mes Borussia Dortmund dhe Milan.

Barcelona do të luajë në transfertë me Porton, kurse City do të ndeshet me skuadrën e Leipzig. Donat Rrudhani me skuadrën e tij, Young Boys do të luajë ndaj Cervena Zvezdës.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës nuk parashihet të jetë titullar, por që pritet të ketë disa minuta në takimin që zhvillohet në Beograd.

/GazetaBlic Sport/