Lajme

Artisti serb që përshkruan dashurinë e Vuçiqit ndaj Putinit dhe terroristit Radoiçiq, nëpërmjet fotografive

10/04/2023 12:49
nga:N K

Ai rrallë përdor ndonjë tekst të shkruar në karikaturat e tij, por mbështetet në karikaturat e politikanëve që mesazhi të jetë i vetë shpjegueshëm. Stripat e tij aktualisht po publikohen shpesh nga gazeta serbe Danas.

Kjo gazetë ka përzgjedhur disa karikatura që përshkruajnë ndikimin e Vladimir Putinit te Aleksandar Vuçiq, presidentin e Serbisë.

Poashtu në dy karikatura është paraqitur edhe mbrojtja e presidentit për Milan Radoiçiqin pas sulmit terrorist që ai ka kryer në Banjskë të veriut të Kosovës.