Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, është takuar me komandantin e EUFOR-it në Sarajevë, BG McGaha.
“Ata diskutuan për situatën e sigurisë në Bosnje dhe Kosovë, duke rënë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe BE-së në afrimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
“KFOR-i është misioni më i madh dhe më jetëgjatë i udhëhequr nga NATO me më shumë se 4,000 trupa nga 27 vende (21 NATO dhe 6 Partnerë) të dislokuar në Kosovë”.


