Rafa Benítez, trajneri i Celtas, ka kritikuar VAR-in, pas ndeshjes me Las Palmasin, e cila përfundoi me humbje për Galicianët.
“Është marramendëse. Diçka duhet të ndodhë në çdo ndeshje. Dhe anulimi i një goli si ky… Në fund të fundit, në planin mendor po e vrasin skuadrën”, ka thënë ai duke folur për El Desmarque.
Nëse do të thoja gjithçka që mendoj, do të isha në telashe.
“Si mund të mos humbasim nëse shënojmë një gol të mirë dhe ai nuk lejohet? Është e komplikuar. Nuk shoh një faull të qartë. Në futboll duhet të ketë kontakt, por lojtari im është përpara. Nuk mund ta kuptoj ku është fauli,” vazhdoi ai.
“Në futboll, nuk mund të ndalosh këto lloj gjëra të pakuptimta. Në fund hyn VAR-i, i cili është ulur i qetë në një dhomë dhe thotë ‘Jo, po, bëje kështu, nuk e di çfarë’. Ky është futboll, jo ping pong. Nuk kam nevojë të them asgjë. Është e qartë dhe të gjithë e panë”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport


