Kryetrajneri i RB Leipzig, Marco Rose beson në shanset e skuadrës së tij ndaj Manchester City në ndeshjen e ardhshme mes dy skuadrave nga Champions League, e cila është të mërkurën në Red Bull Arena.
Klubi gjerman përjetoi një makth në ndeshjen e fundit kundër Guardiolës, pasi humbi 0-7 si mysafir në ndeshjen e kthimit të 1/8 finales së sezonit të kaluar.
“Ajo 0:7 është tashmë një lajm i vjetër, tha Rose në konferencë për shtyp.
“Ne e dimë se sezonin e kaluar ne luajtëm fuqishëm në shtëpi, madje arritëm të barazojmë 1:1. Ne e dimë se çfarë të presim tani. Duhet një paraqitje e mirë, por edhe pak fat për të mposhtur skuadra si City. Ne besojmë se kemi forcën të përgëzojmë veten për suksesin. Kemi një mundësi të shkëlqyer për të testuar veten kundër një kundërshtari kaq të madh”, përfundoi ai.
Dy skuadrat e tjera në grup janë Ylli i Kuq dhe Young Boys.
/GazetaBlic Sport


