Lajme

Avokati serb, Stojkoviq: Radoiçiq do të duhej të përgjigjet për vrasje dhe terrorizëm

10/03/2023 12:32
nga:Sh R

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në fshatin Banjskë më 24 shtator, kur u vranë një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe tre anëtarë të grupit terrorist, ka dhënë deklaratë në ministrinë e Brendshme të Serbisë e avokati i tij Goran Petronijeviq pretendon se ai ndoshta mund të mbahet përgjegjës për posedimin e armëve.

Megjithatë, ekspertët ligjorë me të cilët në Serbi mendojnë ndryshe.

Avokati Ivan Niniq i tha Danas se para se prokurori të fillojë të merret me Radoiçiqin, duket se fillimisht duhet të konsultohet me Vuçiqin nëse do të respektojë Kushtetutën e Serbisë apo marrëveshjen e Brukselit.

“Nëse ende e konsiderojmë Kosovën pjesë të territorit tonë, atëherë veprimet prokuroriale në procedurën parapenale duhet të mbulojnë një shtrirje shumë më të gjerë sesa armëmbajtja pa leje. Mendoj se çështja parësore këtu është vdekja e katër personave dhe plagosja e disa qytetarëve tanë, e më pas posedimi dhe mbajtja e armëve pa leje”, theksoi Niniq.