Lajme

Të hënën u vra njëri nga ta, nuk dihet sa është numri i estonezëve që luftojnë vullnetarisht në Ukrainë

10/03/2023 11:35
nga:N K

Një tjetër shtetas estonez u vra në qytetin e Lyman të Ukrainës të hënën, ndërsa ministri i Mbrojtjes të Estonisë, Hanno Pevkur, tha se nuk dihet sa është numri total i estonezëve që luftojnë vullnetarisht në tokat ukrainase.

Ai tha se nuk është se ekziston dikush që është i detyruar të informojë për veprimet e tyre, raporton Aljazeera.com.

Ndryshe, në kulmin e luftës, mijëra shtetas të huaj kishin dalë vullnetarisht për të luftuar në të dyja anët e konfliktit Ukrainë-Rusi.