Ariana Musliu-Shosh deputete e Partisë Demorkatike të Kosovës, njëherit anëtare e Komisionit Hetimor për të Drejta të Njeriut, ka njoftuar se kanë pranuar një peticion nga Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes së cilit kërkohet përmirësim i kushteve të punës.
Musliu Shoshi ka shkruar në Facebook se peticionin e kanë nënshkruar 5623 pjesëtarë të Policisë, e në mesin e kërkesave janë shtesa e rrezikshmërisë në punë, shtesa për punë të veçantë, klasifikimi në koeficient për stafin civil, shujta mujore, shpërblimi për fund të vitit për përformancë të mirë, tri paga përcjellëse për të pensionuarit, zbritje e përvojës së punës, sigurim shëndetësor e jetësor dhe Ligji për pensionim në Polici.


