Lajme

Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes në mjegull

10/03/2023 09:57
nga:N K

Policia e Kosovës ka dhënë disa këshilla se si shoferët të kenë kujdes të shtuar në trafik gjatë mjegullës.

Në njoftim thuhet se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme, andaj duhet mbajtur në vëzhgim rrugën për ndryshimet të cilat mund të paraqiten në dukshmëri.

“Kërkohet vëmendje e shtuar gjatë ngasjes kur ka prezencë të mjegullës e cila ndikon në zvogëlimin e dukshmërisë. Çdo vit, si pasojë e mjegullës që shfaqet në rrugë, shkaktohen aksidente të shumta. Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme! Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë”, bëhet e ditur në njoftim.

Me këtë rast, PK-ja apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.