Sporti

Nazmi Gripshi fiton çmimin “Ylli i Javës”

10/03/2023 10:20
nga:Mergim Rreci

Në xhiron e 8-të të Albi Mall Superligës, futbollisti i skuadrës së Ballkanit, Nazmi Gripshi e ka fituar çmimin  çmimin “Ylli i Javës”.

Gripshi ishte fantastik me paraqitjen e tij në ndeshjen ndaj Llapit, duke realizuar një gol të bukur dhe duke qenë vendimtar në triumfin e skuadrës së tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam i lumtur për këtë vlerësim nga ana e FFK-së. Fal paraqitjeve të mira si nga ana personale ashtu edhe e gjithë bashkëlojtarëve po arrijmë çdo ndeshje të marrim nga 3 pikë. Shpresoj të vazhdojmë kështu duke e ruajtur vendin e parë”, ka thënë Nazmi Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së.