Sporti

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, sonte zhvillohen ndeshje shumë interesante

10/03/2023 08:29
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve vjen nga sonte me xhiron e dytë të ndeshjeve brenda grupeve.

Sfida më interesante pritet të jetë ajo mes Napolit dhe Real Madridit, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dy skuadrat fituan ndeshjet e para dhe konsiderohen si favorite për të kaluar tutje, por që sonte përballja mes tyre pritet të jetë shumë e rivalizuar.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Manchester United dhe Galatasaray, kurse Arsenal do të përballet në Francë me skuadrën e Lens.

Skuadra e Interit e pret në shtëpi Benfican, ndërsa Bayen Munich do të luajë në transfertë ndaj FC Copenhangen.

/GazetaBlic Sport/