Lajme

Vuçiq gënjen në CNN për aktet terroriste në Kosovë: Serbia është e fundit që do incidente

10/02/2023 19:23
nga:Genita C

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pati një përballje aspak të lehtë me gazetaren e njohur Christian Amanpour në CNN.

Ajo e pyeti atë mbi zhvillimet e fundit, derisa Vuçiq gënjente haptazi duke mohuar se Serbia deshi të shkaktonte incidente, transmeton klankosova.tv.

”Duam një prani më të madhe të KFOR-it në veri të Kosovës; Serbia është e fundit që do incidente”.

Vuçiq për CNN thotë se ushtria serbe nuk u dërgua afër kufirit të Kosovës për ta larguar vëmendjen nga Radojçiq