Sporti

Raul Gonzalez refuzon Schalken, shpreson ta zëvendësoj Ancelottin te Real Madridi

10/02/2023 13:30
nga:E K

Schalke ka trokitur sërish në derën e Raúl Gonzálezit, trajner i Castillas, si një person i mundshëm për të nxjerrë klubin nga kriza sportive në të cilën ndodhet aktualisht (ka flirtuar me rënien në kategorinë e tretë në Gjermani). Përgjigja, si në rastet e mëparshme, ka qenë negative.

Sipas kanalit “Sport1”, ditët e fundit përfaqësuesit e ish-sulmuesit të famshëm të Realit, janë kontaktuar nga klubi i Gelsenkirchen për të marrë stolin e skuadrës.

Largimi i Reis, i shkarkuar të mërkurën e kaluar pas humbjes së katërt në shtatë javë, e detyroi bordin të bënte lëvizjet për të gjetur një trajner të ri.

Ish-lojtari i Shalkes preferon të qëndrojë te Castilla dhe të tentojë të arrijë sërish ngjitjen në Segunda Division.

Përveç ish-skuadrave të tij, Eintrachti i Franfurtit e ka kërkuar në disa raste. E njëjta gjë ndodhi edhe me Leeds-in, i cili i bëri një ofertë vitin e kaluar, kur ishte në Premier League.

Për momentin, Raúl është i fokusuar te Castilla dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga mundësia për të marrë ekipin e pare të Realit vitin e ardhshëm nëse Ancelotti nuk rinovon.