Lajme

Kaloi kufirin ilegalisht me targa serbe, ndalohet një person në Leposaviq

10/02/2023 09:39
nga:N K

Një kosovar i cili kaloi kufirin ilegalisht me një veturë me targa të Serbisë është ndaluar të dielën nga policia në fshatin Bistricë të Leposaviqit.

I dyshuari ka pranuar se ka kaluar nëpërmjet rrugëve ilegale nga Serbia për në Kosovë, njofton policia, raporton Klankosova.tv

Pas intervistimit ai është liruar me vendim të prokurorit.

Rasti është cilësuar “Kalim i pa autorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare”, ndërsa po trajtohet në procedurë të rregullt.