Kryeministri Albin Kurti është deklaruar sërish pas sulmit terrorist nga grupe të armatosura serbe në veri të vendit.
Ai në një postim në platformën X ka shkruar se në bazë të dokumenteve të konfiskuara e të konfirmuara nga Policia e Kosovës sulmi terrorist kishte qëllim aneksimin e veritut të Kosovës.
“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar nga Policia e Kosovës, konfirmohet se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, nëpërmjet një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe me trupa”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.
Based on confiscated documentation, @Kosovo_Police have confirmed that the terrorist attack was part of a larger plan to annex the north of Kosova via a coordinated attack on 37 distinct positions. Establishing a corridor to Serbia would follow, to enable supply of arms & troops.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 2, 2023


