Juventus e mbylli javën e shtatë të Serie A me një pikë, ndërsa mori barazimin 0-0 nga Atalanta.
Duke folur pas këtij takimi, trajneri i “bardhezinjve”, Massimiliano Allegri theksoi se vuajtën në këtë ndeshje, por në fund sipas teknikut morën një pikë të rëndësishme.
“Jam i kënaqur me paraqitjen dhe pikën e marrë. Nuk ishte e lehtë, ne luajtëm 60 minuta të mira dhe mund të kishim bërë më mirë në nivel teknik. Megjithatë vuajtëm kundër Atalantës që na mundi duke bërë presion”, tha Allegri.


