Lajme

“Fitimtar do të mbes, por pa Ty”: Pakënaqësi me zgjedhjen e Driton Selmanajt në krye të LDK-së në Prizren

10/01/2023 23:11
nga:Gazeta Blic

Pas zgjedhjes së Driton Selmanajt në krye të LDK-së në Prizren, kanë ardhur edhe pakënaqësitë e para.

Një nga zyrtarët e LDK-së në këtë degë, Qemal Krasniqi ka reaguar duke theksuar se ai është duke punuar me disa servil.

Reagimi i plotë:

Driton Selmanaj ( burr i tezes , që t’i njoh mirë Temelet ) nga neser do të përballesh me Themeluesit e LDK-së , nga neser do të kuptosh se ke hyrë në rrugë , që më së paku e meriton të jesh .
Do të perballesh me njerez që themeluan dhe mbajten gjallë LDK -në me vota, me punë , besa edhe financiarisht.
Ti ke zgjedhur të punosh me disa servila (jo te gjithë ) që kanë mbetur si parazitë, pa Nëndegë , pa vota , dhe njerez që familjet e tyre nuk e votojnë LDK-në , disa nga Ata , janë humbes serik të zgjedhjeve , dhe nëndeget e tyre i kanë Bastardue dhe i kanë kthyer ne parti tjera.
Ti sot , anashkalove ,dhe injorove veprimtar qê i duhen partis , por mos harro se je Ardhëcak në LDK.
Ti , që mendon me ngrit LDK-në në Prizren me disa sahanlepirsa, servila e njerez që as per shtepi t’vete nuk vyejn , harroje ngritjen dhe forcimin e partis. Ti që e ke hallin si mu dukë i “fort” ne Parti në nivel Qendror , se bash iq ,nuk e ke hallin për forcimin dhe konsolidimin e deges në Prizren .

Të “fala” nga unë;
-Per kater mandate rresht i zgjedhur ne Kuvendin e Prizrenit
-Njëra nga Nëndeget më të mira te LDK-së , jo vetem në Prizren , por më gjër në nivel vendi .Asnjëher i mposhtur ,gjithmonë fitimtarë !
Fitimtarë do mbes , por pa Ty !