Sporti

Meriton Korenica: Më mungon Armend Thaqi, nga ai mësuar shumë gjëra në futboll

10/01/2023 20:32
nga:Lorik J

Meriton Korenica, i transferuar tek skuadra e Manisas në Turqi ka theksuar se është ambientuar shpejtë. 

Korenica i cili kaloi nga Ballkani tek Manisa thotë se po mëson gjëra të reja, teksa vlerëson klubin për organizimin, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ka tri javë që jam këtu, më kanë pritur mirë dhe jam i kënaqur këtu, po mësoj gjëra të reja këtu. Klubi është shumë i organizuar, jemi favorit për t’u inkuadruar në Superligën e Kosovës”, tha ai në emisionin “Koha Shtesë”.

Ai potencoi se është gati për ndeshjet e ardhshme të kombëtares së Kosovës, në rast se merr ftesë.

“Jam i gatshëm gjithmonë, pres ftesën me shumë dëshirë. Kam qenë në dy grumbullimet e fundit dhe m’u është realizu ëndrra, gjithmonë jam gati që të kontribojë për shtetin tim. Kam qenë njeriu më i lumtur në botë pas asistimit në ndeshjen ndaj Zvicrës”, shtoi ai.

Në fund ai potencoi se Thaqi po i mungon, sepse me të luajti 5 vite dhe njihen mirë.

“Armend Thaqi do të ishte tandemi im i mirë tek Manisa, me të kam mësuar shumë gjëra në futboll, me i mbyllë sytë – e kam ditë ku është në fushë – sepse kam luajtur 5 vjet me të. Armendi më ka mungu shumë në këto ndeshjet e fundit”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport