Sporti

Me një tjetër humbje, gjigantët francezë mbeten të fundit në renditjen e Ligue 1

10/01/2023 16:38
nga:L J

Reims ka mposhtur Lyonin me rezultat 2:0 në shtëpi në xhiron e shtatë të kampionatit francez të dielën.

Vendasit kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë dhe shënues ishte Marshall Munetsi. Rezultati përfundimtar u shënua nga Yunis Abdelhamid me gol në minutën e 71-të, përcjell GazetaBlic Sport.

Ishte edhe ndeshja e dytë, por edhe humbja e dytë e trajnerit italian Fabio Gross në pankinën e Lyonit, që aktualisht është skuadra e fundit në kampionatin francez.

Lyon është ende pa fitore pas shtatë raundeve. Në raundin tjetër, Lyon pret Lorientin, ndërsa Reims pret Monacon. Lyon përfundoi i shtati sezonin e kaluar dhe ka fituar shtatë tituj kampion francez në historinë e tij, herën e fundit në vitin 2008.

/GazetaBlic Sport