Lajme

Mot në javën e parë të tetorit: Mëngjeset e freskëta, temperaturat deri në 26 gradë

10/01/2023 12:25
nga:G B

Mot stabil gjatë javës së parë të tetorit. Mëngjeset e freskëta, gjatë ditës temperatura deri në 26C ditën e mërkurë.

1.10.2023 – Mot stabil, në përgjithësi parashihet për javën e parë të tetorit. Do të ketë më shumë intervale me diell. Mëngjeset e freskëta me temperatura minimale që zbresin edhe në 7C, derisa gjatë ditës do të mbetet ngrohtë, me maksimale deri në 26C ditën e mërkurë.

Të enjten afrimi i një fronti të dobësuar mund të jap gjasa për ndonjë rigë shiu orëve të pasdites dhe mbrëmjes, mirëpo nga e premta sërish priten kthjellime e intervale të gjata me diell.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira. Kohëpaskohe do të ketë rritje të koncentrimeve të grimcave të materies, që shtynë vlerat e çastit të indeksit të kalojnë në mesatare apo të dobëta.

2.10 – Paradite vransira. Pasdite intervale me diell.
3.10 – Kryesisht me diell.
4.10 – Më ngrohtë gjatë ditës. Kryesisht me diell. Në mbrëmje vransira kalimtare.
5.10 – Pjesërisht vranët, me mundësi për riga lokale shiu orëve të pasdites dhe në mbrëmje.
6.10 – Kryesisht me diell.

Era frynë mesatare nga veriu ditën e hënë, 5-11m/s, e nga e marta drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare 2-8m/s.

Shtypja atmosferike lëkundet në vlera shumë më të larta nga normalet.