Lajme

Ministria ruse e Mbrojtjes: Gjashtë dronë ukrainas u rrëzuan mbi Rusi

10/01/2023 12:18
nga:G B

Rusia ka pretenduar se ka rrëzuar gjashtë dronë ukrainas mbi Rusi.

Kështu ka bërë të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes, shkruan Sky News.

Sipas tyre, mbrojtja ajrore kapi pesë dronë mbi rajonin perëndimor Smolensk, ndërkaq një tjetër u rrëzua në rajonin jugor të Krasnodarit.