Sporti

Lautaro: Treguam Interin e vërtetë

10/01/2023 09:57
nga:E K

Lautaro Martinez show në stadiumin “Arechi”, aty ku Interi mposhti 0-4 Salernitanën duke vijuar kryesimin e Serie A bashkë me Milanin.

Simone Inzaghi zgjodhi dyshen Thuram-Sanchez në sulm si titullarë, duke vendosur të bënte rotacion si pasojë e takimeve të ngjeshura.

Martinez u fut në fushë në minutën e 55’. Rezultati ishte ende i bardhë, ndërkohë që kampioni i botës me Argjentinën realizoi katër golat e zikaltërve.

Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e kampionatit italian. 26-vjeçari shndërrohet në futbollistin e vetëm që vjen nga stoli dhe shënon “poker” golash.

Kapiteni i Interit kryeson renditjen e golashënuesve në Serie A me 9 rrjeta në 7 takime të luajtura. Pas ndeshjes u shfaq modest, duke theksuar se rëndësi kishte fitorja e skuadrës.