Liverpool humbi (1-2) në Londër, me Tottenham, në një ndeshje plot polemika.
PGMOL (organi përgjegjës për arbitrimin e ndeshjeve) pranoi, pas përfundimit të ndeshjes Tottenham-Liverpool, se VAR ishte gabim që zhvlerësoi golin, gjoja jashtë loje, nga Luis Diaz, transmeton GazetaBlic Sport.
Menjëherë pas, Tottenham do të shënonte golin e parë të ndeshjes. Liverpool gjithsesi barazoi, me Cody Gakpo, por do të humbiste në 90+6′, si rezultat i autogolit të Joel Matip .
“PGMOL njeh një gabim serioz njerëzor gjatë ndeshjes Tottenham-Liverpool. Goli i Luis Díaz u zhvlerësua nga një nga gjyqtarët e fushës, gjë që u përkthye në një gabim të qartë dhe të dukshëm, pasi goli duhej të kishte vlerë. Ndërhyrja e VAR-it megjithatë dështoi dhe PMGOL do të analizojë rrethanat që çuan në këtë gabim”, lexohet në deklaratën e organit që mbikëqyr arbitrazhin në Angli.
“PGMOL acknowledge a significant human error occurred during the first half of Tottenham Hotspur v Liverpool.”
The PGMOL statement on the Luis Diaz disallowed goal. ? pic.twitter.com/qC2C0jMsXD
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) September 30, 2023
“Linjat ishin tërhequr dobët, ju mund të shihni vijën në mes të këmbëve të Salah dhe jo kur ai bën pasimin. Është shumë e vështirë të përballesh me këtë, por nuk mund të jem më krenar për ekipin tim sesa jam. Nuk kisha parë kurrë në të gjithë karrierën time një lojë me rrethana kaq të padrejta dhe vendime kaq të egra”, tha Jurgen Klopp, trajneri i Reds .


