Sporti

Milani shkëlqen në Serie A, fiton me spektakël ndaj Lazios

09/30/2023 19:56
nga:Mergim Rreci

Milani ka siguruar fitoren e radhës në Serie A.

‘Rossonerët’ triumfuan në ndeshjen e zhvilluar ndaj Lazios, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 2 me 0, me Pulisic dhe Okafor që shënuan golat e fitores.

Milani është në krye të tabelës në Serie A, atje ku ka arkëtuar 18 pikë pas 7-të ndeshjeve.

/GazetaBlic Sport/