Tottenham – Liverpool është një nga sfidat më të forta të javës së shtatë të Premier League-s, e cila zhvillohet në stadiumin e “Spurs”-ave.
Trajneri i Tottenhamit, Postecoglou, i kushtëzuar jo pak nga mungesa e emrave të rëndësishëm si Perisic, Bentacour, Lo Celso etj., i ka besuar në majë të sulmit brazilianit Richarlison në rreshtimin 4-2-3-1, ndërsa Jurgen Kloop ka luksin të hedhë në fushë formacionin më të të mirë të mundshëm. Në majën e sulmit të “The Reds” është “tredhëmbëshi” Salah-Gakpo-Diaz.



