Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se vendosja e gadishmërisë serbe afër kufirit është në vazhdën e lojërave politike që i bën Vuçiq.
Shala tha se ky është një mesazh për arenën ndërkombëtare por edhe për politikën e brendshme.
“Eskalimi gjithmon është permanent në situata të tilla të pas konfliktit një-ditor të zhvilluar me 24 shtator 2023.Vendosja e gaditshmëris së ushtris se Serbisë në brezin kufitar është në vazhdën e lojërave politike që i bën Vuçiq për të përquar mesazh politik për politiken e brendshme por edhe në arnen ndërkombëtare” deklaroi Shala për “Gazeta Blic”
Ai tha se gjithsesi ndaj këtij rrezik Kosova duhet të ndërmarrë veprimet e saj në koordinim me KFOR.
“Ndaj rrezikut do të duhej të marrim veprime tona shtetërore por edhe kordinim me forcën ushtarake KFOR e cila ka mandatin e saj ne bazë të rezolutës, 1244” deklaroi Shala për “Gazeta Blic”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimin për prezencën e shtuar të forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.
Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, i ka bërë thirrje Serbisë të ulë tensionet dhe të tërheqë forcat nga kufiri.
“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator” deklaroi Kirby raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/


