Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, përmes një reagimi në Facebook ka thënë se është tallje me popullin deklaratat e kryeministrit Kurti për rritje ekonomike në kulmin e krizës.
Krasniqi tha se është hipokrizi të thuhet se ka rritje ekonomike në kohën kur paga e një pensionisti nuk mjafton as për medikamentet e nevojshme, kur paga e punonjësit privat nuk e mbush shportën e konsumit mujor dhe kur paga e mjekut, policit dhe ushtarit nuk mjafton për faturat e larta të energjisë elektrike.
“Në kulmin e krizës dhe inflacionit, atëherë kur paga e një pensionisti nuk mjafton as për medikamentet e nevojshme, kur paga e punonjësit privat nuk e mbush shportën e konsumit mujor, kur paga e mjekut, policit dhe ushtarit nuk mjafton për faturat e larta të energjisë elektrike dhe altrnativë është braktisja e vendit për të siguruar ekzistencë, bash atëherë Kryeministri Kurti del dhe flet me mburrje për rritje ekonomike. Hipokrizi dhe tallje me popullin, ndryshe kjo nuk mund të quhet” shkruan Krasniqi raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:


