Sporti

Muriqi te Atletico Madrid? Gazetari i afërt me Mallorcan demanton raportimet e fundit

09/29/2023 21:00
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi e ka gjetur formën e mirë në edicionin e ri në La Liga.

Sulmuesi kosovar ka shënuar 3 gola deri më tash dhe ishte fantastik në ndeshjen e fundit ndaj Barcelonës, duke u shpallur ‘Man of the Match’, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas ‘Fichajes’, Atletico Madrid e ka bërë sulmuesin e Mallorca-s, Vedat Muriqi, një prioritet kryesor në listën e tyre të nënshkrimeve për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, gazetari i afërt me skuadrën e Mallorcas, Juanmi Sanchez tha për ‘GazetaBlic Sport’ se momentalisht këto informacione janë thellësisht të pavërteta.

Në këtë moment, nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë në këtë gjë. Janë lajme të rrejshme dhe nuk ka ndonjë konakt ose diçka të tillë”, tha Sanchez.

/GazetaBlic Sport/