Lajme

Avokati përcjell fjalët e Radojiçiq: Vrasja e policit ndodhi aksidentalisht, më pas pati përleshje të ashpër

09/29/2023 14:41
nga:N M

Terroristi Milan Radojiçiq ka pranuar se ka marrë pjesë në sulmin terrorist të së dielës kundër Policisë së Kosovës dhe se ka kryer të gjitha përgatitjet logjistike, ka thënë avokati i tij Goran Petronijeviq, i cili sot lexoi letrën e Radojiçiqit.

Ai ka thënë se vrasja e policit Afrim Bunjaku ka ndodhur “aksidentalisht”, derisa thotë se nuk është terrorist, por luftoi për “atdheun”.

“Vdekja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës ka ndodhur rastësisht dhe më pas ka pasur një përleshje të ashpër nga të dyja palët. Të jetë e qartë për të gjithë se ne nuk jemi terroristë, por luftëtarë për lirinë e popullit tonë”, tha ai, shkruan Danas.

Ai tha se është i gatshëm “t’i përgjigjet ftesës së organeve kompetente të Republikës së Serbisë lidhur me këtë ngjarje”.

Ai e përfundoi fjalimin me fjalinë “Rroftë Serbia”.

“Unë personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për sulmin” / Çka tha Radojiçiq në letrën që e lexoi avokati