Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas bastisjeve në disa lokacione të Milan Radoiçiq, ka publikuar pamje të banesës së tij, raporton Gazeta Blic.
Sveçla thotë se sulmi terrorist, me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës, në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet dhe deri në fund.
“Policia e Kosovës në zbatim të urdhëresës së gjykatës, sot është kryer bastistje në banesën e Milan Radojçiq, në vilën tij në Liqenin e Ujmanit, në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami””, ka shkruar Sveçla.
Tutje ministri thotë se pamjet e publikuara tregojnë që udhëheqësi i grupit terrorist, ishte Milan Radoiçiq dhe se nuk kemi të bëjmë me një luftëtar liri por me një Pablo Escobar të rajonit.
“Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë”, ka shkruar Sveçla.
“Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist”, ka përfunduar ai.


