Lajme

Pamje nga vendi ku u dogj një banesë në Fushë Kosovë

09/29/2023 13:43
nga:Y I

Katër persona, dy nga ta zyrtarë policor janë lënduar pasi një banesë në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se një objekt (banesë) në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë, është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor). Zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Digjet një banesë në Fushë-Kosovë