Lajme

Berisha citon burime nga OKB: Në Nju-Jork u bë një takim joformal, u hodh ideja që Veriu të kontrollohet nga KFOR

09/29/2023 13:00
nga:N M

Ajo që ndodhi në Veri, më 24 shtator, për Sali Berishën ishte një akt terrorist i Serbisë, por që kishte “një sfond të parapërgatitur nga Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.”

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i “Rithemelimit”, duke cituar burime nga Kombet e Bashkuara, deklaroi se në sallat e kësaj selie në Nju-Jork u mbajt një takim jopublik.

Në këtë takim, siç deklaroi Berisha, u takuan dy kryeministra përveç atij të Serbisë dhe u paraqitën kërkesa që komunat me shumicë serbe në Veriun e Kosovës, të vendosen nën kontrollin e KFOR-it.

Teksa thekson se burimet nuk i dhanë emra konkretë, Berisha, shpjegon se përse mund të dalë emri i kreut të qeverisë.

“Pse del Edi Rama, thoni ju? Edi Rama del se me datën 24 shtator, në orën 11, sapo u mor vesh vrasja e policit në krye të detyrës, Edi Rama vrapoi me të madhe të kërkojë konferencën ndërkombëtare për Kosovën.”

Ish-kryeministri përsëriti qëndrimin e mbajtur më herët se qëllimi i vetëm i kryeministrit Rama është i njëjtë me atë të Vuçiçit; ndarja e Kosovës mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Sulmi terrorist në veri – Haradinaj: Ka qenë i sponzorizuar nga Serbia për destabilizim të Kosovës

Sulmet terroriste në veri / Abrashi: Nëse Lista Srpska ka pasur lidhje me sulmet atëherë duhet të shpallet organizatë terroriste