Lajme

Bekim Haxhiu për deklaratën e Osmanit: Përpjekje e saj për me marr primatin në dialog!

09/29/2023 10:54
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani , ka deklaruar se Kosova duhet të ulet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të pargatit Draftin e Asociacionit.

Osmani ka thënë se Drafti i propozuar është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe letrën e Mogerinit.

Në lidhje me deklaratën e presidentes Osmani ka folur për “Gazeta Blic”, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Haxhiu tha se një deklaratë të tillë të presidentes po e sheh si përpjekje me marr primatin në udhëheqjen e dialogut.

“Po e shoh si përpjekje të Vjosa Osmanit per me marr primatin ne udheheqje te dialogut. Për t’u shfajësuar nga përgjegjesia e dështimit të Albin Kurtit në dialog dhe nga sanksionet që i jane vendosur Kosoves.” tha Haxhiu për “Gazeta Blic”.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, deklaroi pas ngjarjeve në veri të vendit se zgjidhja më e mirë do të ishte të ulen me SHBA-të dhe prezantojnë draftin.

“Fillimisht! Unë mendoj që kështu është zgjidhja. Të ulemi me partnerët tanë në ShBA. Ta prezantojmë para Sekretarit të Shtetit, draftin tonë, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me letrën e Mogherinit që garanton që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan në editorialinn nga z. Chollet dhe z. Escobar, të cilët ndër të tjera sqarojnë se një trup e tillë do të jetë vetëm trupë koordinuese, pra pa kompetenca ekzekutive” deklaroi Osmani raporton Gazeta Blic.

Sulmi i armatosur terrorist i datës 24 shtator mbi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit solli edhe reagimin e ashpër të ndërkombëtarëve të cilën e dënuan aktin e rëndë.

/Gazeta Blic/

 

“Mesazhet që ka marrë në SHBA, Osmanit i kanë shërbyer të kuptojë se Asociacioni duhet të implementohet!

Hyseni pas deklaratës së Osmanit: Bashkëpunimi me SHBA-të është jetik, uroj që institucionet ta kenë kuptuar!