Lajme

Përfundon bastisja e Policisë në pesë lokacionet në veri

09/29/2023 09:51
nga:N K

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës në pesë lokacionet në tri komunat veriore, lidhur me rastin e sulmit terrorist ndaj Policisë në Banjskë.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Ka përfunduar bastisja në pesë lokacionet. Për detajet tjera, do të dalim më vonë me komunikatë”, ka thënë Elshani.