Lajme

Pamje të reja nga bastisja e Policisë së Kosovës në veri

09/29/2023 08:32
nga:Y I

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke kryer bastisje në pesë lokacione në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e së dielës, ku u vra polici Afrim Bunjaku

Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit të PSRK-së.

Ndërsa Kontaktplus, medium lokal në veri ka publikuar disa foto të reja nga bastisja në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ngjarjet në Banjskë- Policia kryen kontrolle në pesë lokacione në veri

Media lokale në veri: Policia e Kosovës kontrollon banesën ku ka jetuar Milan Radojiçiq