Lajme

Deputeti i PD-së: Rama e Vuçiq po kërkojnë ndarje të Veriut të Kosovës – nuk e kanë kuptuar pse SHBA e NATO janë aty

09/28/2023 15:48
nga:G B

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, se KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll Veriun e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Rama sikur Vuçiq po kërkon ndarje të Veriut të Kosovës, ndërkombëtarisht.

Ai ka shtuar se kjo i bie që të dy nuk kanë kuptuar pse SHBA dhe NATO janë në Kosovë.

Postimi i tij i plotë:

Vucic kerkon qe KFOR te marre nen kontroll Veriun e Kosoves (protektorat nderkombetar).

Rama kerkon qe KFOR te marre nen kontroll Veriun e Kosoves (protektorat nderkombetar)

Dhe Rama dhe Vucic (nuk e di nese te koordinuar) kerkojne ndarje te Veriut te Kosoves,nderkombtarisht.

Kjo i bie qe te dy nuk kane kuptuar pse SHBA dhe NATO jane ne Kosove.

SHBA Nato (Kfor) jane aty pikerisht qe Kosova te mos ndahet.