Sporti

Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

09/28/2023 15:52
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës.

Në “Fadil Vokrri” u shënuan tre gola. Prishtina kaloi e para në epërsi ku nga penalltia shënoi, Albin Krasniqi në minutën e 21’të të takimit. Dukagjini barazoi shifrat 9 minuta më pas me golin e Iljasa Zulfiut. Pak para përfundimit të takimit Prishtina shënoi golin e dytë për të rikthyer avantazhin, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i dytë për Prishtinën erdhi si autogol i Elton Base-s.

Në anën tjetër Drita shkoi në pushim me avantazh minimal prej 0-1 ndaj Feronikelit 74′.

Golin e avantazhit për Dritën e shënoi, Blerim Krasniqi në minutën e 33’të të takimit.

/GazetaBlic Sport/