Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Policia e Kosovës me veprimet e tyre në veri të Kosovës kanë mbrojtur Republikën tonë.
Haxhiu pak para seancës së Kuvendit theksoi se nuk janë më as temë përgjimet e Kusari-Lilës me Radojqiqin.
“Njësitë Speciale me veprimet e tyre mbrojtën territorin e Republikës së Kosovës dhe sovranitetin e vendit nga gruper terroriste të cilat dirigjohen nga
Serbia, nga Vuçiqi. E vlerësojmë punën e madhe dhe angazhimin e tyre”, tha Haxhiu.
“Përgjimet e Mimoza Kusari Lilës me Rajdoiqiqin nuk është më as temë. Ai është kriminel, është njëri prej kryekriminelëve që e ka organizuar sulmin terrorist në Republikën e Kosovës’, shtoi ajo.
Tutje, Haxhiu beson se Prokuroria Speciale do të lëshojë shumë shpejt flet-arrest dhe flet-rreshtim ndërkombëtar për Rajdoiçiqin.
“Besoj që shumë shpejt Prokuroria Speciale për flet-arrest dhe flet-rrështim ndërkombëtar në mënyrë që ai të ndiqet penalisht për të gjitha krimet që i ka bërë.Është hera e parë që grupet terroriste po luftohen nga Policia e Kosovës, të merremi me punën madhështore të tyre dhe jo me individë që po i shërbejnë dikujt tjetër”, tha Haxhiu para GazetësBlic.
Përgjimi Lila-Rajdoiçiq, Gërvalla ‘kapet pak’ me mediat: Të tjerët kanë ngrënë dreka e darka me të


