Sporti

Lojtarët e PSG-së mund të përballen me gjoba të rënda pas derbit, ministrja e sportit: Jemi të tmerruar

09/28/2023 13:11
nga:L J

Të dielën, PSG ka demoluar 4:0 Marseille në Parc des Princes, por menjëherë pas fitores së madhe të kampionëve francezë, ndodhi diçka që mund t’i sjellë gjoba dhe pezullime të rënda klubit parisien.

Skandali i ndodhur madje arriti në majat e shtetit, ndaj në histori u përfshi edhe ministrja franceze e Sportit Amelie Oudea-Castera.

Për çfarë bëhet fjalë? Pas ndeshjes, lojtarët e PSG-së erdhën pranë tifozëve të tyre për të festuar fitoren kundër rivalit të tyre të urryer, dhe më pas Randal Kolo Muani dhe Ousmane Dembele përdorën një megafon për të drejtuar një këngë që fyente Marseille.

Layvin Kurzawa dhe Achraf Hakimi iu bashkuan atyre duke kënduar tekste fyese dhe disa lojtarë të tjerë dhanë mbështetjen e tyre.

“Kur e pashë, më tmerroi. Është e pabesueshme që është pjesë e folklorit të fansave. Nëse nuk i japim fund, do të mësojmë të gjithë që të jetë normale. Do ta përcjellim brez pas brezi dhe të gjithë do të thonë se nuk ka asgjë të keqe me këtë. Ne duhet të zgjohemi dhe të punojmë së bashku për ta parandaluar këtë”, shkroi Amelie Oudea-Castera.

Javën e ardhshme gjyqtari disiplinor i ligës franceze do të marrë vendime për dënimet.

/GazetaBlic Sport