Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që në Rezolutën e Kuvendit të Kosovës ku dënohet sulmi terrorist i së dielës në Kosovë, të përfshihet edhe një hetim ndërkombëtar.
Ai pati edhe kritika ndaj Qeverisë Albin Kurti për qasje ndaj ndërkombëtareve.
“Ajo që ndodhi të dielën ishte sulm terrorist i sponzorizuar prej Serbisë. Ky sulm terrorist e morën përgjigjen më të mirë që kishin mundur ta merrnin. Një rezolutë që e dënon sulmin terrorist është mëse e nevojshme dhe kërkoj të përfshihet edhe një hetim ndërkombëtar”.
“E vërtet që kjo fitore e ka sakrificën e vetë. Afrim Bunjaku është heroi më i ri i Kosovës. Pse ndodhi kështu. Duhet të kthehemi në kohë. Serbia ka sponsoziruar këtë sulm terrorist dhe po mundohet të zvarris çdo proces euroatlantik”.
“Zhvillimet në dialog kanë shkuar për fajin e këtij njeriu (Albin Kurti). Ata i kanë vrarë edhe fëmijët e vet për t’u lënë fajin shqiptarëve. E keni rastin ‘Panda’”, tha Haradinaj.


