Sporti

Pochettino: Ishte momenti që të fitonim, jam i kënaqur me ekipin

09/28/2023 12:34
nga:L J

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ishte i kënaqur pas fitores 1-0 të skuadrës së tij ndaj Brighton në Carabao Cup, duke shpresuar se Blutë do të kthehen në formë në Premierligë.

Golin e vetëm në ndeshjen e xhiros së tretë të turneut e shënoi Nicolas Jackson dhe kështu londinezët arritën fitoren e parë në 4 ndeshje.

“Ishte një reagim i mirë nga ekipi. Përsëri jam shumë i kënaqur me paraqitjen. Jam i lumtur për fitoren, ne duhej të fitonim”, tha Pochettino dhe shtoi: “Në pjesën e dytë ne dominuam lojën. Shpresoj se mund ta mbajmë këtë moment në ndeshjet e ardhshme.”

Ai komentoi edhe për dëmtimin e Ben Chilwell, i cili u detyrua të zëvendësohej: “Ai do të bëjë një skanim, por mendoj se është sërish muskulor”.

/GazetaBlic Sport