Sporti

Inzaghi: Humbje që dhemb, çfarë nuk funksionoi në pjesën e dytë

09/28/2023 08:59
nga:E K

Interi pësoi humbje dje nga Sassulo me rezultat 1-2.

Nedim Bajrami realizoi në fitoren e mysafirëve ndaj skuadrës së drejtuar nga Inzaghi, shkruan GazetaBlic Sport.

Tekniku italian foli për media pas ndeshjes:

“Janë ndeshje që vendosen nga detaje të vogla. Skuadrës i mungoi kthjelltësia e duhur për të reaguar pas avantazhit të Sassuolos.

Zhvilluam një pjesë të parë të mirë kundër një skuadre me vlera. Por duhet të shënonim më shumë se një gol duke llogaritur rastet e krijuara.

Në të dytën e humbëm forcën tonë, nuk ishim kompaktë. Një humbje që të dhemb. Bëhet shumë e vështirë të rikuperosh kur nuk je më i kthjellët“, theksoi Inzaghi.

/GazetaBlic Sport/